Trajta
ndjenjash, shëmbëlltyrë rubinësh
Dejve
gulçojnë
Mbërthyer
në darën e agonisë
Tejshpon
enjtjen e pasioneve pagane
Shumimi i pjergullave prej zhive e napalmi
Që në eshkën e ashtit tonë të thekun
Gostitin shkëndinë e blicit të vetëtimës
Djegia nëpër kocka lërin si makth
E kuitja e bushtresh uloke ndez zjarre inkuizicionesh
Me karthitë hollake të ëndërrimeve
Metamorfoza eracake e pikëllimit
Ka kurorëzuar të gjitha trajtat
Përveç plandosje në prehrin e gjunjëzimit
Kurba e ylberit
Thonjt e klithmës së një pulëbardhe, ngjyn
Në brazdën e ekstazes
Gur të jesh në tokën e sendeve prej llave
Djeg dhe s’lë mbetje hiri
Por varre
Atëherë
Rrathët e ferrit pijnë pigmente zjarresh
No comments:
Post a Comment