Një vozgë retine
Muruar në bujtinën e qiellit
Pi nata
E në laringun e ftohtë të galaktikës
Gurgullojnë katarakte fluturimesh
Përvijnë rrugëtimet
Për tek pafajësia
Gëzhoja qeshjesh histerike
Pas një orgjie zotash
Lëkura shkund polenin
Nga buisja e këngës së zogut
Çukitës
katakomësh
Që
në kohët biblike
Përjetësisht
fëmijë
Mbetet
faji
Mbërthyer
në pelena krimesh
No comments:
Post a Comment